POS për kafiqe, bare dhe restorante · Kosovë

I ndërtuar posaçërisht për Gastronominë moderne

Finex është sistem POS nga Prishtina për kafiqe, bare, restorante dhe markete anembanë Kosovës. Bashkon shitjet, rezervimet, kuzhinën, stokun dhe financat në një platformë të vetme, që ta kesh biznesin gjithmonë nën kontroll.

  • Rezervime, tavolina dhe porosi në një sistem të vetëm
  • Plan i sallës që përshtatet me lokalin tënd
  • Punon edhe pa internet
Çka e bën ndryshe Finex

I zhvilluar posaçërisht për bizneset e gastronomisë.

Pesë fusha ku Finex bën dallim real prej POS-ave që i ke parë deri sot.

01

Rezervimet, pjesë e shërbimit

Mos kalo nga një sistem në tjetrin. Finex i bashkon rezervimet, tavolinat dhe porositë në një platformë të vetme, që çdo mysafir të kalojë pa ndërprerje nga rezervimi te shërbimi.

  • Pamje ditore, javore dhe sipas orarit
  • Menaxhim i rezervimeve dhe kapacitetit në kohë reale
  • Tavolina caktohet direkt nga rezervimi

Merre rezervimin, ule mysafirin dhe dërgo porosinë — krejt brenda një aplikacioni.

02

Plani i sallës sipas lokalit tënd

Krijo një plan vizual që pasqyron organizimin e lokalit tënd. Vendosi tavolinat aty ku duhet, organizoji sipas zonave dhe menaxhoi lehtësisht gjatë gjithë shërbimit.

  • Krijo planin e sallës sipas organizimit të lokalit
  • Organizo tavolinat sipas zonave ose kateve
  • Lëviz dhe riorganizo tavolinat me lehtësi
  • Mbështetje për disa zona dhe pika shërbimi

Salla jote, e organizuar sipas mënyrës si punon biznesi yt.

03

Punon edhe kur nuk ka internet

Mos e ndal biznesin vetëm sepse interneti u ndërpre. Finex vazhdon të punojë edhe offline, duke ruajtur çdo shitje dhe pagesë. Kur lidhja rikthehet, të gjitha të dhënat sinkronizohen automatikisht.

  • Vazhdo shitjet edhe pa internet
  • Çdo shitje dhe pagesë ruhet automatikisht
  • Sinkronizim automatik sapo rikthehet lidhja
  • Vazhdo punën pa ndërprerje

Interneti ndalet. Shitjet vazhdojnë.

04

Pagesa fleksibile për çdo situatë

Çdo tavolinë paguhet ndryshe. Me Finex, mund ta ndash llogarinë sipas artikujve ose sipas vlerës, të kombinosh disa mënyra pagese dhe të përfundosh pagesën shpejt, pa komplikime.

  • Ndaje llogarinë sipas artikujve ose sipas vlerës
  • Kombino cash, kartelë, kupon ose llogari të hapur
  • Mbështet pagesa të kombinuara në një faturë
  • Kthime të sakta sipas mënyrës së pagesës

Katër mysafirë. Tri kartela. Një pagesë pa stres.

05

Fiskalizim i integruar, me arkë fiskale

Finex kujdeset për të gjithë procesin e fiskalizimit, që stafi yt të mos merret me hapa shtesë. Nga lëshimi i kuponit fiskal deri te raporti Z në fund të ditës, gjithçka menaxhohet në mënyrë automatike dhe sipas kërkesave ligjore.

  • Fiskalizim automatik gjatë çdo shitjeje
  • Raporti Z gjenerohet automatikisht në fund të ditës
  • Raporte X dhe deklarime të cash-it të integruara
  • Integrim i plotë me arkën fiskale dhe pajisjet fiskale

Ti merresh me biznesin. Finex merret me fiskalizimin.

💻Windows Desktop
📱Android Tablets
☁️Cloud Dashboard
🧾Fiskalizim i Integruar
Për kë është Finex

I ndërtuar për çdo stil të gastronomisë

Prej kafiqit me ritëm të shpejtë deri te kuzhina me volum të lartë, Finex përshtatet me mënyrën si punon ekipi yt — në kafiqe, bare, restorante dhe markete anembanë Kosovës.

01

Take away

Zbuloje
02

Bar & lounge

Zbuloje
03
Më i kërkuari

Restorant

Zbuloje
04

Katering

Zbuloje
Më shumë se një POS

Një platformë për gjithë biznesin

01 / 03

Desktop, Tablet & Cloud

Përdore Finex në arkë, në tablet ose nga paneli web. I njëjti sistem, të njëjtat të dhëna dhe i njëjti kontroll – kudo që punon ekipi yt.

02 / 03

Rritet bashkë me biznesin tënd

Fillo me një lokal dhe zgjeroje në disa lokacione pa ndryshuar platformën. Finex është ndërtuar për të mbështetur rritjen e biznesit tënd.

03 / 03

Mbështetje që mund t’i besosh

Nga implementimi deri te përdorimi i përditshëm, ekipi ynë është pranë teje. Përditësime të vazhdueshme, mbështetje lokale dhe një platformë që zhvillohet bashkë me biznesin tënd.

Finex system interface
Aftësi mbështetëse

Thellësia prapa çdo ndërrimi.

Një set mjetesh i fokusuar që e mban shërbimin në rrjedhë — prej kuzhinës deri te zyra e prapme.

01

Një pamje e përbashkët në çdo pajisje

Arka në Windows dhe tabletët Android punojnë mbi të njëjtën gjendje të sallës. Çdo tavolinë, porosi dhe ndryshim shfaqet menjëherë në të gjitha pajisjet e ekipit.

02

Kontroll i sigurt i çdo tavoline

Shiko statusin e tavolinës, numrin e mysafirëve dhe kush e ka hapur porosinë. Bllokimi gjatë përdorimit parandalon që dy persona ta ndryshojnë të njëjtën tavolinë në të njëjtën kohë.

03

Porosia arrin saktë në kuzhinë dhe bar

Artikujt, modifikuesit dhe kurset dërgohen automatikisht në stacionin përkatës përmes rrjetit lokal. Finex siguron që e njëjta porosi të mos printohet dy herë nga pajisje të ndryshme.

04

Shërbimi vazhdon edhe pa internet

Çdo porosi dhe pagesë ruhet fillimisht në pajisje, prandaj puna nuk ndalet kur lidhja ndërpritet. Të dhënat sinkronizohen automatikisht sapo interneti rikthehet.

05

Pagesa që përshtaten me çdo tavolinë

Ndaje llogarinë sipas artikujve ose vlerës, prano pagesa të pjesshme dhe kombino cash, kartelë apo mënyra të tjera pagese brenda së njëjtës faturë.

06

Kontroll i qartë mbi stafin

Përcakto kush mund të aplikojë zbritje, të ndryshojë çmime, të anulojë artikuj ose të kryejë kthime. Çdo veprim regjistrohet dhe lidhet me përdoruesin përkatës.

07

Fiskalizimi menaxhohet nga Finex

Nga lëshimi i kuponit deri te mbyllja e ndërrimit, Finex menaxhon rrjedhën fiskale. Raporti Z, deklarimi i cash-it dhe referencat fiskale trajtohen brenda të njëjtit sistem.

08

Një platformë për gastronomi dhe retail

Përdore për shërbim në tavolinë ose për shitje në dyqan. Barkode, produkte me peshë, sasi të ndryshueshme dhe çmime të hapura janë pjesë e së njëjtës platformë.

Partneri yt

Një platformë.
Një partner.

Kur zgjedh Finex, nuk merr vetëm një POS. Merr një ekip që zhvillon vazhdimisht platformën, dëgjon klientët dhe sjell funksione të reja që e bëjnë punën më të lehtë.

Zhvillim i vazhdueshëm
Mbështetje lokale
Përditësime të rregullta
Ndërtuar sipas nevojave të klientëve
Pse Finex

Pse bizneset zgjedhin Finex.

Të zgjedhësh Finex do të thotë të zgjedhësh një partner afatgjatë. Përtej softuerit, merr një ekip që qëndron pranë teje — gjatë implementimit, përdorimit të përditshëm dhe gjithçkaje që vjen më pas.

01

Partner, jo vetëm furnizues

Ne nuk dorëzojmë vetëm një POS. Punojmë me biznesin tënd për implementimin, trajnimin e stafit dhe përmirësimet e vazhdueshme, që Finex të vazhdojë të sjellë vlerë edhe pas ditës së parë.

02

Zhvillohet vazhdimisht

Finex përmirësohet vazhdimisht me funksione të reja, optimizime dhe përditësime të bazuara në nevojat reale të klientëve. Platforma evoluon bashkë me biznesin tënd.

03

Ndërtuar mbi teknologji moderne

Windows, Android dhe Cloud në një platformë të vetme. Një arkitekturë moderne që të jep fleksibilitet sot dhe është gati për kërkesat e së nesërmes.

04

Investim afatgjatë

Me një platformë që mbulon shitjet, inventarin, rezervimet dhe financat, nuk ke nevojë të ndërrosh sisteme sa herë që biznesi rritet.

Security

Operacionet e tua, të mbështetura nga infrastruktura moderne cloud

Përqendrohu te shërbimi i mirë — ne kujdesemi për funksionimin pa ndërprerje, sigurinë dhe backup-et.

100% në cloudBackup-e automatike të enkriptuaraE ndërtuar mbi infrastrukturën e sigurt AWSKontroll qasjeje sipas roleve

Infrastrukturë që mund t’i besosh

Finex është ndërtuar mbi një infrastrukturë moderne, e projektuar për siguri, stabilitet dhe performancë. Çdo shtresë e platformës është krijuar për të mbështetur operimin e përditshëm të biznesit pa kompromis.

  • Enkriptim i të dhënave gjatë transmetimit dhe ruajtjes
  • Backup automatik dhe rikuperim i sigurt i të dhënave
  • Izolim i plotë i të dhënave për çdo kompani
  • Monitorim i pajisjeve dhe menaxhim i centralizuar
Mëso më shumë
Finex cloud platform
Toolkit

Mjetet që e shtyjnë përpara biznesin tënd

Finex e bashkon një POS të shpejtë në sallë me një panel të fuqishëm web në prapavijë.

01 / POS

Finex POS

Aplikacion i shpejtë dhe i besueshëm për shërbimin në sallë në restorante, bare, kafene dhe take away.

  • Rrjedhë për tavolina, bar dhe take away me ndarje llogarie dhe skeda.
  • Printim për kuzhinë dhe bar me modifikues dhe shënime porosie.
  • I gatshëm për punë edhe kur interneti lëkundet, me sinkronizim automatik kur lidhja rikthehet.
Eksploro POS-in
Avg ticket
€48.20
Open tables
12 / 24
Finex POS login screen
02 / Dashboard

Finex Dashboard

Qendra e kontrollit në web për produkte, stok, furnitorë dhe raportim.

  • Konfiguro menytë, recetat, promovimet dhe shabllonet e printimit në mënyrë qendrore.
  • Menaxho stokun, porositë e blerjes, kthimet e furnitorëve dhe notat e kreditit.
  • Qasu në panele në kohë reale, raporte dhe operacione me disa lokacione prej kudo.
Eksploro panelin
Today
€3,543.32
Locations
3 live
Finex Dashboard
FAQ

Pyetjet më të shpeshta

Finex POS është një sistem POS i krijuar posaçërisht për gastronominë, i ndërtuar për punën reale në lokal. Ai integron shërbimin në tavolinë, rezervimet, pagesat dhe fiskalizimin lokal në një platformë të vetme — dhe funksionon si në arka Windows, ashtu edhe në tabletë Android.

01

Rreth Finex

Finex POS është ndërtuar posaçërisht për kafiqe, bare dhe restorante në Kosovë. Punon në arka Windows dhe në tabletë Android, me plan të sallës, porosi që shkojnë te kuzhina dhe bari, ndarje të faturës, si dhe pajtueshmëri fiskale lokale sipas ligjit në Kosovë. Ekipi ynë ndodhet në Prishtinë dhe ofron mbështetje në gjuhën shqipe.

Po. Përveç gastronomisë, Finex përdoret edhe në markete, minimarkete dhe dyqane retail — me barkod, menaxhim të stokut, furnitorë dhe raportim, në të njëjtën platformë me kontabilitetin.

Po. Finex integrohet me pajisjet fiskale dhe e lëshon kuponin fiskal automatikisht gjatë pagesës, me pajtueshmëri fiskale lokale sipas ligjit në Kosovë. Raporti Z gjenerohet automatikisht në mbyllje të ditës.

Finex ndodhet në Prishtinë dhe shërben biznese anembanë Kosovës. Mund të na kontaktoni në +383 45 327 123 ose info@meetfinex.com për një demonstrim falas.

Finex POS është një sistem i krijuar posaçërisht për restorante, kafene, bare dhe biznese të ngjashme. Ai integron shërbimin në tavolinë, porositë, pagesat, rezervimet, printimin dhe fiskalizimin në një platformë të vetme — dhe funksionon me efikasitet të plotë si në arka Windows, ashtu edhe në tableta Android.

Finex POS funksionon si në arka Windows, ashtu edhe në tabletë Android, të lidhura me një panel në cloud që mund ta hapni nga kudo.

Ndërfaqja e Finex POS është e disponueshme në anglisht (UK) dhe në shqip, e përshtatur për tregun e Kosovës.

Jo. Finex POS është ndërtuar për restorante, kafene, bare, take away dhe biznese të ngjashme të gastronomisë, por i njëjti aplikacion mbulon edhe retail — prandaj mund ta përdorni po ashtu edhe në dyqan.

02

Operacionet & shërbimi

Po, plotësisht. Finex POS është projektuar posaçërisht për të lehtësuar shërbimin në tavolinë. Sistemi ofron plan grafik të sallës, menaxhim të porosive për çdo tavolinë, lëshim të parafaturave, ndarje të faturës dhe mundësi për pagesa të kombinuara.

Po, Finex POS ofron fleksibilitet të plotë. Ju mund ta ndani faturën sipas dëshirës së klientëve – qoftë në mënyrë të barabartë, apo sipas artikujve specifikë që ka porositur secili person në tavolinë.

Po! Me Finex POS, klientët tuaj kanë liri të plotë pagese. Sistemi ju lejon ta mbyllni të njëjtën faturë duke kombinuar disa mënyra pagese njëkohësisht – për shembull, një pjesë të vlerës me cash dhe pjesën tjetër me kartelë.

Çdo konfigurim i biznesit tuaj bëhet përmes një paneli qendror (dashboard) në ueb. Pavarësisht nëse jeni në zyrë para laptopit apo në lëvizje me telefonin tuaj në dorë, ju mund të përditësoni menynë, çmimet dhe metodat e pagesës në kohë reale. Çdo ndryshim sinkronizohet menjëherë në të gjitha pajisjet POS, duke garantuar sinkronizim të plotë në çdo pikë shitjeje.

03

Rezervimet

Po! Me Finex POS, rezervimet nuk janë më një proces i ndarë. Çdo gjë është pjesë e një sistemi të vetëm operative: stafi juaj mund të shohë planin e sallës, të regjistrojë rezervimet e reja dhe të menaxhojë tavolinat në kohë reale, pa pasur nevojë për aplikacione apo shënime të tjera.

Rezervimet integrohen drejtpërdrejt në planin grafik të sallës. Çdo rezervim i caktohet një tavoline specifike, në mënyrë që stafi të ketë një pasqyrim të qartë dhe të menjëhershëm se cilat tavolina janë të zëna, të lira apo të rezervuara.

Finex POS është i fokusuar në lehtësimin e punës së stafit tuaj, duke u mundësuar atyre të regjistrojnë dhe menaxhojnë rezervimet manualisht në arkë ose tabletë. Ndërsa për rezervimet online nga vetë klientët, Finex POS ofron mundësinë e integrimit me faqe uebi apo platforma të jashtme, duke u përshtatur me nevojat e biznesit tuaj.

04

Fiskalizimi & printimi

Po. Finex POS garanton përputhshmëri të plotë me ligjin fiskal dhe kërkesat e Administratës Tatimore në Kosovë. Sistemi kryen procesin e fiskalizimit në mënyrë të automatizuar, përmes konfigurimit specifik të përshtatur për natyrën e lokalit tuaj.

Po. Çdo transaksion fiskalizohet automatikisht në momentin e pagesës, në përputhje të plotë me kërkesat ligjore. Stafi juaj thjesht pranon pagesën, ndërsa sistemi kryen fiskalizimin në prapavijë – pa asnjë hap shtesë apo veprim manual.

Po. Finex POS mundëson printimin e porosive për kuzhinë dhe bar. Ky proces është i integruar plotësisht në rrjedhën e punës, duke siguruar që çdo porosi e regjistruar nga stafi të dërgohet menjëherë në pikat përkatëse të përgatitjes.

Finex POS është projektuar që shërbimi dhe pagesat të vazhdojnë pa ndërprerje. Edhe nëse ndodhin ndryshime në rrjet dhe adresa IP e printerit përditësohet automatikisht, sistemi POS e zbulon këtë ndryshim vetë dhe përditëson konfigurimin e tij brenda pak sekondave. Stafi mund të vazhdojë punën normalisht dhe ta riprintojë fletëporosinë pa pasur nevojë për asnjë ndërhyrje teknike.

05

Infrastruktura & rrjeti

Jo. Finex POS garanton vazhdimësinë e punës në lokal edhe pa internet. Sistemi përdor një bazë të dhënash lokale për të regjistruar porositë dhe transaksionet pa asnjë ndërprerje. Sapo lidhja me internetin të rikthehet, të gjitha të dhënat e grumbulluara sinkronizohen automatikisht në cloud.

Puna juaj nuk ndalet. Finex POS është projektuar për ta mbajtur shërbimin plotësisht aktiv përmes ruajtjes lokale të të dhënave në pajisje. Lokali juaj vazhdon operimin pa asnjë ndërprerje edhe gjatë problemeve me rrjetin, ndërsa të dhënat sinkronizohen automatikisht në prapavijë sapo lidhja Wi-Fi të rikthehet.

Jo. Finex POS kombinon operimin lokal në pajisje me sinkronizimin e të dhënave në cloud përmes panelit menaxhues (backoffice). Kjo zgjidhje hibride i jep lokalit tuaj një qëndrueshmëri dhe siguri shumë më të lartë në krahasim me sistemet që varen tërësisht nga një lidhje e vazhdueshme me internetin.

Finex POS është projektuar me në fokus sigurinë dhe qëndrueshmërinë maksimale të biznesit tuaj. Përmes ruajtjes lokale të të dhënave, sinkronizimit të sigurt, sistemeve të rikuperimit automatik dhe proceseve të automatizuara për printim dhe fiskalizim, softueri garanton që lokali juaj të vazhdojë operimin pa asnjë ndërprerje – madje edhe në fluksin më të madh të punës.

06

Implementimi & mbështetja

Po. Finex POS mbështet plotësisht menaxhimin e shumë arkave dhe shumë pikave të shitjes. Ndërsa të dhënat e xhiros, stokut dhe klientëve menaxhohen në mënyrë qendrore nga një panel i vetëm, çdo pajisje POS mund të ketë një konfigurim unik dhe të veçantë, duke u përshtatur saktësisht me modelin e punës së lokalit tuaj.

Po, plotësisht! Me Finex POS nuk jeni asnjëherë vetëm. Ekipi ynë i specializuar ju ndihmon me konfigurimin fillestar të sistemit, nga hedhja e menysë dhe strukturimi i tavolinave, e deri te lidhja e printerëve dhe pajisjeve fiskale. Ne sigurojmë një tranzicion të shpejtë dhe të qetë, në mënyrë që stafi juaj të fillojë punën menjëherë dhe pa asnjë vonesë.

Po, sigurisht! Ju mund të kërkoni një prezantim (demo) falas për të parë nga afër se si Finex POS funksionon në kushte reale pune. Ekipi ynë do t’ju demonstrojë të gjitha funksionalitetet e sistemit, të përshtatura posaçërisht për nevojat dhe formatin e lokalit tuaj.

Fillo

Rezervo një
demonstrim

Rezervo një demonstrim të personalizuar dhe shiko si Finex mund ta përmirësojë mënyrën si punon biznesi yt. Do ta prezantojmë platformën sipas proceseve të biznesit tënd dhe do t’u përgjigjemi çdo pyetjeje.

Cloud syncStripeAWSStock & InventoryMulti-locationRecipesTax & ledgerOffline-readyKitchen routingPermissionsCloud syncStripeAWSStock & InventoryMulti-locationRecipesTax & ledgerOffline-readyKitchen routingPermissions